Kim ekspozon gjoksin

kim
Ylli televiziv Kim Kardashian çdo dite e më shumë ekspozon shtatzëninë e saj dhe format trupore tanimë të zmadhuara. Ajo është treguar e guximshme ditën e djeshme, kur ka zgjedhur të veshe një fustan të zi mjaft të hollë, i cili ishte thuajse transparent në pjesën e gjoksit. Megjithatë ajo është dukur rrezatuese dhe mjaft e kënaqur gjatë vizitës që i ka bërë një mikeje. Herët në mëngjesin e së djeshmes ajo është fotografuar me një veshje sportive, pasi kishte frekuentuar një palestër. Kim vazhdon të kujdeset për format e saj duke u ushtruar vazhdimisht dhe duke u ushqyer shëndetshëm.