Kim Kardashian “eksitohet” nga "ish" bashkëshorti


Ish bashkëshorti Kris Humphries i ka bërë jetën të tmerrshme Kim Kardashian në më shumë se një vit por duket se ajo është “eksituar” kur e ka parë atë në gjykatë ditën e sotme.

Burimet kanë thënë se ajo ende vazhdon ta dashurojë atë.
Kim dhe Kris janë takuar “sy më sy” për herë të parë që nga ndarja e tyre në fundjavën e Halloween në vitin 2011.
Ata ndodhen në gjykatë dhe raportohet se është e mundur që të nënshkruhet një marrëveshje .
Burime shumë të afërta me Kim, kanë thënë për TMZ se Kim e do ende Kris si person dhe se mendon se ai ishte i mirë vetëm se atyre thjeshtë “nuk u shkoi si çift”.
31 vjeçarja duket se e ka thirrur shumë herë basketbollistin por se ai asnjëherë nuk i është përgjigjur.
Ajo mendon se të dy i kanë “disa punë të pa përfunduara” dhe kanë nevojë të flasin por se e vetmja gjë që dihet deri më tani është se Kris qëndron pas vendimit të tij për anulim të martesës